Conte, i fiksuar pas detajeve. Ja kërkesa e pabesueshme te Tottenham

23 Nëntor 2021
14:12
Alfred Lleshi
back button

Të gjithë e dinë sesi Antonio Conte është një profesionist i vëmendshëm ndaj gjithçkaje, ndaj çdo detaji që mund të bëjë diferencën. Në fushë, por edhe jashtë drejtkëndëshit të gjelbër, trajneri italian nuk i lë asgjë rastësisë. Kërkesa e fundit e bërë ndaj Tottenhamit, megjithatë, është vërtet e pabesueshme. Po, sepse nuk është një përforcim i ri për t’u marrë në merkaton e janarit apo skema të reja, që do të propozohen në fushë, por diçka shumë më… delikate.

Në një video të postuar nga gazetari i “Sky Sports”, Geoff Shreeves në Twitter, mund të shihni stafin e fushës duke rregulluar vijën anësore me dorë. Dhe komenti i Shreeves nuk lë vend për interpretim: “Ne e dimë që Antonio Conte është i vëmendshëm ndaj detajeve, por kjo është e pabesueshme. Vija e fushës e punuar me dorë, fije për fije bari”.

Ish-trajneri i Interit, pas barazimit ndaj Evertonit, mori fitoren e parë në pankinën e “Spurs” të dielën e kaluar, duke mposhtur 2-1 Leeds e Loco Bielsa. Merita e fushës apo jo, tekniku nga Salento shpërtheu në bilbilin e trefishtë të gjyqtarit duke festuar tri pikët me anëtarët e tjerë të pankinës. Një fitore e rëndësishme, që nxit ambiciet evropiane të Tottenham. Dhe me dikë si Conte në stol, shpresat mund të rriten ndeshje pas ndeshjeje

Lajme të tjera

Lajmet e fundit