Conte i habit të gjithë, i rrëmben “gjyshin” rivalëve të Serie A

12 Dhjetor 2019
22:22
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Interit, Antonio Conte, mund t’i bef asojë të gjithë duke afruar në “San Siro” sulmuesin e Napolit Fernando Llorente. Spanjolli u afrua nga Carlo Ancelotti në verë si zgjedhje emergjente dhe rezultoi i suksesshëm, por atmosfera mbytëse dhe ndryshimi i trajnerit kanë ndryshuar situatat për të. 

Tuttosport shkruan se 34-vjeçari po mendon largimin dhe i ka ditët e numëruara në San Paolo. Trajneri Conte mund të futet në aksion dhe të afrojë futbollistin. Ai ka punuar me të gjatë kohës kur ishin te Juventusi dhe e njeh mirë. 

Llorente do të ishte një zëvendësues ideal për Lukakun dhe Martinezin me Alexis Sanchez që është jashtë për shkak të dëmtimit. Llorente ka startuar vetëm 3 herë këtë sezon dhe në 13 paraqitje ka shënuar 3 gola. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit