PRAPASKENA: Conte i rrëmben Juventusit senatorin dhe zgjedh pasuesin e Icardit

17 Maj 2019
11:34
Anton Cicani
back button

Edhe pse ende zyrtarisht nuk është bërë trajneri i Interit, pasi duhet të  mbyllet sezoni dhe siguruar Champions League, Antonio Conte ka nisur nga puna për të ndërtuar atë që do të jetë skuadra e së ardhmes.

Lista e tij është e gjatë teksa "Corriere della Sera", prestigjozja italiane, shumë pranë ngjarjeve në Milano, ka rrëfyer se fillimisht trajneri italian ka ndër mend që të formojë stafin e tij. Emri më figurativ është Andrea Barzagli. Mbrojtësi i Juventusit (38 vjeç) ka lajmëruar se në fund të sezonit tërhiqet nga futbolli, ndaj edhe më pas është i lirë të ndërmarrë karrierën që dëshiron.

Thirrja e Contes, si asistent i tij, do të gëzonte ma pasë Barzaglin, që mund të largohet nga Torino për të shkuar në Milano dhe nisur një kapitull të ri të karrierës, njësoj siç bëri edhe Arteta me Guardiolan, por siç po bëjnë edhe shumë të tjerë.

Ndërkohë, si menaxher i klubit pritet të vijë Lele Oriali, tani pjesë e kombëtares italiane, që Conte njeh mjaft mirë pasi kanë punuar bashkë pikërisht në ambjentet axurre.

Sa i përket merkatos, në pritje të Diego Godin dhe pasi është blinduar Milan Skriniar, me De Vrij, Ranoçhia dhe Danilo i Manchester Cityt si objektiv, mbetet sulmi. Atletico Madrid dhe Juventus janë dy klubet e vetme që kanë shprehur interes për Mauro Icardin, i cili 99% do të largohet.

Argjentinasi do vetëm Juventusin, por Marotta nuk dëshiron që të largohet me kushtet e tij. Zëvendësuesi është zgjedhur dhe vjen nga Manchester United: Romelo Lukaku do të vishet zikaltër, sepse kështu ka preferuar Conte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit