Conte-Inter, e ardhmja ende në diskutim! Presidenti Zhang nuk përulet përpara trajnerit

6 Gusht 2020
12:43
Telesport
back button

E ardhmja e Antonio Conte te Inter – shkruan Corriere dello Sport sot – mbetet në ekuilibër. Megjithë kualifikimin për në çerekfinalen e Europa League, shpërthimi i së shtunës së kaluar la gjurmë në klub dhe pasi të mbarojë kompeticioni europian në Gjermani, klubi dhe trajneri do të duhet të takohen, të flasin dhe të marrin vendime.

Për gazetën, Conte do të kërkojë që indikacionet e tij të dëgjohen më shumë, veçanërisht në merkato, por jo vetëm. Sidoqoftë, presidenti Steven Zhang ka një këndvështrim tjetër dhe përqendrohet në ndarjen e roleve, kështu që ai nuk ka gjasa t’i japë Conte gjithë fuqinë.

Mercato Inter: Antonio Conte detta le condizioni per restare ...

Në atë pikë, topi do t’i kalojë teknikut: a do të vendosë të bëjë një hap mbrapa (dorëheqjen) apo do të vazhdojë i pakënaqur? Pyetja është që të zgjidhet me konsesus dhe për këtë arsye vetë Zhang po punon për t’u rikthyer në Milano sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të takohet Conte direkt (dhe jo përmes videokallit siç ndodhi në orët e kaluara).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit