Conte kërcënon Real: Barazimi s’më mjafton, kemi ardhur për fitore

3 Nëntor 2020
10:41
Telesport
back button

Mbrëmjen e sotme luhet ndeshja e Champions League mes Real Madrid dhe Inter, një test i rëndësishëm për të dyja skuadrat, që ende nuk kanë asnjë fitore në Grupin D dhe ndodhen në dy vendet e fundit. “Është një ndeshje e rëndësishme për të dyja ekipet, pasi të dyja skuadrat duan të vazhdojnë rrugëtimin në Champions League”, tha Conte.

“E pranoj që do të jetë një ndeshje delikate, pasi Real është një ekip me lojtarë kampionë dhe historia ka treguar se çfarë dinë të bëjnë. Gjithsesi, ne jemi Interi dhe do të kërkojmë t’i japim vijueshmëri rezultateve tona. Nuk firmos për barazimin, pasi këtu kemi ardhur për fitore dhe për të bërë një lojë të mirë. E rëndësishme është të tregojmë se sa vlejmë”, tha Conte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit