Conte kërkon durim: Duhet kohë për të fituar. Kam firmosur për 3 vite, nuk largohem

14 Korrik 2020
9:00
Alfred Lleshi
back button

Dy minuta dhe frika kalon. Interi me Young dhe Godin rrëzon golin e Belotti, me ndërlikimin e gjithçkaje nga Handanovic; pastaj Lautaro që vulos në finale 3-1 kundër Torino. Një fitore që vlen për vendin e dytë. Në mikrofonat e “Sky Sport”, Antonio Conte analizoi ndeshjen, duke thënë se ishte i kënaqur me performancën e të tijve: “Ne e filluam mirë, mbizotëruam lojën. Edhe nga statistikat është e qartë se kemi mbizotëruar. Samir vështirë se bën një gabim të tillë… Pësimi i golit mund të na bëjë nervozë, në vend të kësaj djemtë ishin mirë sonte”.

Fitoret vlejnë për të tashmen, por edhe për të ardhmen e projektit Conte tek Interi. I njëjti teknik hedh poshtë thashethemet e një lamtumire të mundshme, duke kërkuar kohë dhe durim, si dhe konfirmon dëshirën për të qëndruar zikaltër: “Tri pikët na japin siguri dhe entuziasëm, shërbejnë për të shlyer sakrificat. Në periudhën e fundit jemi ndëshkuar tepër nga gabimet. Rruga është e duhura. Jam thirrur për një projekt 3-vjeçar, për ta rikthyer Interin konkurrent. Duhet kohë për t’u rikthyer në majë. Kam ardhur me një entuziasëm të tillë, në klub ka besim. Ky projekt ka një kohëzgjatje prej tre vitesh, mbase atëherë e zgjasim bashkëpunimin. Jam i lumtur tek Interi dhe nuk shoh asnjë arsye për të mos qenë kështu”.

Disa fjalë edhe për Christian Eriksen, i “përjashtuar” befasish për herë të tretë në katër ndeshjet e fundit: “Kur rifilluam kishte një paraqitje shumë të mirë. Ai duhet të përpiqet të ruajë nivele të caktuara. Kemi nevojë për ekuilibra të caktuara, është e drejta ime të bëj zgjedhjet. Christian po rritet dhe dëshiron ta tregojë veten. Ka shumë pritshmëri, edhe ai vetë e di këtë. Ai po punon, por unë duhet të bëj zgjedhje për Interin. Sanchez? Ka shumë hapësirë ​​për përmirësim, është një duet i mirë me Lautaro. Të mos harrojmë se “LuLa” për ne ka qenë jetik”.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit