Napoli është rikthyer protagonist këtë sezon në Serie A, duke qenë mes skuadrave pretendente. Një punë e mirë e bërë nga trajneri Antonio Conte, që po shijon momentin me skuadrën e tij.
“Nuk ishte e lehtë pas një sezoni të vështirë që kaloi skuadra vjet, por mendoj se deri më tani kemi ecur mirë. Nuk është e lehtë në një kampionat ku ka mjaft skuadra që janë më të forta se sa ne”, tha Conte.
“Unë jam i lumtur që këtë Krishtlindje po e kaloj këtu, me këtë skuadër dhe këtë tifozeri, që na mbështet dhe kupton edhe kur gabojmë. E rëndësishme është të punojmë fort, pasi sezoni është i gjatë”, shtoi Antonio Conte.
Napoli është në vend të dytë, pas Atalanta dhe para Inter, një trio që duket se do të luftojë deri në fund: “Gara është e hapur, pasi ka edhe ekipe të tjera që pretendojnë. Ne do të shohim se deri ku mund të arrijmë”.
“Unë jam krenar që po drejtoj këtë skuadër, që dëshiron të thotë fjalën e saj dhe besoj se mund ta bëjë mirë. Duhet përqendrim deri në fund, pasi çdo gabim të kushton shtrenjtë”, tha Conte.