Conte me këmbë në tokë: Kemi shumë punë për të bërë, jemi një ekip që rinis nga e para

19 Korrik 2024
11:05
Telesport
back button

Një javë pasi ka nisur nga puna, trajneri i Napoli, Antonio Conte, bën një vlerësim të situatës. Në një intervistë dhënë për RAI, trajneri u shpreh: “Po nisim një proces rindërtimi, po e kuptoj që ka shumë punë për të bërë. Ne nuk e nisim nga një situatë shumë pozitive pas sezonit të fundit”.

Këtë vit Napoli nuk do të luajë asnjë kompeticion europian pas një periudhe të gjatë pjesëmarrjeje. Një thikë me dy presa sipas Conte: “Ka një avantazh dhe një disavantazh. Mund të punosh gjithë javën, por nuk bën një skuadër aq konkurruese. Hapi tjetër është të bëjmë vlerësime në fushë, të kuptojmë se kush qëndron në Napoli dhe kush ka të drejtë të shkojë dhe të luajë diku tjetër.”

Kur fiton, gjithmonë duhet të bësh vlerësime për të kuptuar se çfarë mund të përmirësohet. Ndonjëherë fitorja mbulon shumë të meta, por në vend të kësaj duhet të jesh objektiv dhe të kuptosh se ku të përmirësosh për të vazhduar të jesh konkurrues dhe i suksesshëm”, u shpreh Antonio Conte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit