Conte ndryshon mendim për “Ninxhën”? Presidenti: Sezonin e ardhshëm tek Interi!

7 Qershor 2020
11:33
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti i Cagliarit, Tommaso Giulini, ka folur në lidhje me të ardhmen e Radja Nainggolan. Numri një i klubit italian mendon se “Ninxha” do të mbetet tek Interi sezonin e ardhshëm.

“Mendoj se do të bëhet pjesë e Interit sezonin e ardhshëm. Gjërat ndryshojnë nga viti në vit. Cagliari nuk ka një opsion për ta blerë dhe ai do të rikthehet tek Interi kur të mbarojë kontratën me ne.

“Shumë e vështirë që të mbajmë Naingollan te Cagliari. Ai është shumë lojtar i mirë dhe shumë klube të mëdha duan të firmosin me të, por mendoj se mund të bëhet pjesë e Interit sezonin e ardhshëm”, – tha presidenti Giulini për Radio Radio.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit