Antonio Conte, trajneri i Napolit, ka analizuar suksesin ndaj Milanit. “Askush nuk fshihet këtu dhe ne nuk luajmë fshehurazi. Ne shohim se çfarë po bëjmë këtë vit. Pas dhjetë javesh po bëjmë diçka të pabesueshme dhe të papritur.
As më i çmenduri nuk mund ta mendonte, por le të qëndrojmë të përulur dhe me këmbët në tokë. Unë i kam shpatullat e gjera, më kanë dhënë përgjegjësitë pavarësisht. Unë kam një emër dhe një karrierë, mendoj se kam bërë diçka në rrjedhën e kësaj karriere. Ne përpiqemi të marrim sa më shumë pikë në çdo ndeshje. Ne e dimë shumë mirë se cili është qëllimi ynë”.
Cili është qëllimi juaj? “Në fillim të vitit qëllimi ynë ishte të ktheheshim në Europë. Napoli nuk po luan në Kupa këtë vit, kështu që nëse arrijmë të hyjmë nga dera kryesore, do të jemi mire. Por pesë ose gjashtë skuadra të tjera kanë të njëjtën ide si ne. Vitin e kaluar kemi përfunduar dyzet e një pikë prapa ekipit të parë ne renditje. Duhet ekuiliber”.
Çfarë ju bën krenar për ekipin tuaj tani? “Ajo që më bën krenar është se në harkun kohor të katër muajve kemi krijuar një grup solid, ku mendojmë me ne dhe jo me unë. Është një nga grupet më të mira që kam pasur në karrierën time. Unë thith ajër vërtet të pastër dhe të bukur, thith pasion dhe entuziazëm. Kur has në këto situata e përjetoj me pasion por edhe me vuajtje”.