Conte ngurron të flasë për Lukakun, por tani ka nevojë jetike për versionin më të mirë të belgut

29 Tetor 2024
8:24
Alfred Lleshi
back button

Napoli gëzon kryesimin në renditje me avantazhin inkurajues +4 pikë ndaj Interit të vendit të dytë. Në përgjithësi ndjesitë e fillimit të sezonit janë të shkëlqyera, në pritje të angazhimeve më sfiduese të javëve në vijim. Kalendari, në fakt, tani do të përmbajë ndeshjet jashtë fushe kundër Milanit dhe Interit, të ndërthurura me atë në shtëpi kundër Atalantës.

Sfida delikate në të cilat Napoli duhet të demonstrojë më konkretisht potencialin dhe ambiciet reale. Në funksion të tyre, Antonio Conte do t’i kërkojë Romelu Lukakut diçka më shumë. Pjesa e vogël e gotës gjysmë bosh të bluve në fakt ka të bëjë me “Big Rom”.

Belgu ishte ndër më të këqijtë në fushë kundër Lecce, si në Empoli, dhe kontributi i tij për sa iu përket golave mungon. Ish-sulmuesi i Interit dhe Romës e ka shënuar golin e fundit në Serie A, nga loja e hapur, në ndeshjen e dytë të kampionatit kundër Cagliarit. Prej atëherë ka shtuar vetëm golin kundër Como nga penalltia.

“Bëhet e pakëndshme të flasësh gjithmonë për individët, më mirë po merrem me performancën e skuadrës. Fokusohuni te Milani i sezonit të kaluar, i cili na dhanë një hendek të rëndësishëm sportiv në raport me merkaton e kryer.

Për momentin kemi marrë pikët që donim, tani do ta matim veten kundër rivalëve të niveleve më të larta. Të luash në ‘San Siro’ nuk është kurrë e lehtë”, – tha Conte në fund të fitores së mundimshme ndaj Lecce.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit