Conte nuk i mban më nervat: Mezi presin të na hedhin helm dhe baltë! Te Interi asgjë e lehtë

28 Nëntor 2020
17:59
Telesport
back button

Në intervistën e tij për Sky Sport, trajneri i Interit, Antonio Conte foli për vështirësitë që kaloi ekipi i tij brenda dhe jashtë fushës:

“Te Inter nuk është aspak e lehtë. Unë mendoj se është një ekip ku mezi pritet që të ketë hapa gabim, për t’i hedhur negativitet ambjentit.

Ne duhet të jemi të mirë dhe hermetikë, duhet të mendojmë për veten tonë ndërsa vazhdojmë të punojmë duke ditur se ka njerëz që mezi presin të hedhin baltë dhe kjo e bën gjithçka të vështirë për një lojtar.

Ne duhet të qëndrojmë një front i bashkuar deri në fund të sezonit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit