Conte paralajmëron rivalët, mesazh para rifillimit: Jemi gati!

19 Shtator 2020
22:27
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Interit, Antonio Conte, foli pas fitores së ekipit të tij kundër Pisas me rezultatin 7-0. Numri një i stolit reagoi me një postim në Instagram ku shpreh gëzimin e tij për rikthimin në stadiumin “San Siro”.

Fantastike që të rikthehesh në San Siro sërish. Vetëm 1 javë nga rifillimi i Serie A sërish, gati të vazhdojmë sërish“, – shkruan ai. Sezoni i parë i Contes nuk ishte i mirë sepse nuk fitoi asnjë trofe me Interin.

Numri një i stolit është shumë i kritikuar për skemat e lojës dhe zgjedhjet e tij në merkato. Drejtuesit i dhanë besim dhe për më tej, por kjo gjë mërziti shumë tifozët e Interit që nuk e duan më “Paruken” në drejtimin e skuadrës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit