Conte përvesh mëngët: Tani nis puna me të ardhurit, Napoli ende në ndërtim e sipër

2 Shtator 2024
9:27
Telesport
back button

Pas humbjes  në javën e parë, ekipi i Napoli reagoi mirë duke marrë dy fitore radhazi, që e projektojnë skuadrën e trajnerit Antonio Conte mes skuadrave më të mira në Serie A. Gjithsesi, pas afrimeve të fundit në merkato, ai kërkon që të tijtë të jenë me kokën ulur.

Tani do ta përdorim pushimin prej kombëtareve për të punuar. Për fat të keq nuk do të kemi mundësi të punojmë me McTominay dhe Gilmour, pasi shkojnë në kombëtaret e tyre, do t’i shohim përsëri pas dy javësh dhe do të kemi ende punë me ta”, tha Conte.

Gjithsesi, trajneri vlerëson punën e kryer deri më tani: “Ne kemi filluar rikonstruksionin e ekipit në bazë të 10-12 lojtarëve që ishin, plus lojtarë të rinj të mirë që kemi. Merkato për ne u bllokua për shkak të peripecive të ndryshme, ndaj ishte i ndërlikuar”.

Ka shumë punë për të bërë. Golat duhet t’i gjejnë të gjithë, nga mbrojtësit te sulmuesit. Ne duhet të marrim gjithçka nga të gjithë, sa më shumë që të jetë e mundur, duhet t’i përfshijmë të gjithë në lojë. Tani ne do të punojmë me ata që kanë ardhur së fundi për të qenë më kompetitivë”, tha Conte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit