Conte ul në tokë tifozët: Kemi 9 vite pa fituar…

16 Shtator 2019
12:50
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur për sajtin e UEFA-s në lidhje me rinisjen e aventurës së Champions League nga zikaltërit. Ai ka treguar se e ka pranuar me dëshirë të madhe aventurën me italianët, pavarësisht se e di se sa shumë vështirësi ka kjo detyrë. 

“U binda nga serioziteti i projektit, u binda dhe nga serioziteti i klubit, pasi ka drejtues shumë seriozë dhe duan të bëjnë po aq mirë sa kanë bërë në fushat e tjera. 

“Do të marrë pak kohë dhe është normale, të mos harrojmë se Interi ka 9 vite që nuk fiton. Një udhëtim i mirë ka nisur, me punë dhe njerëz seriozë që ndajnë ide dhe shohin përpara”, – tha Conte. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit