Coronavirus hedh “KO” edhe boksin, shtyhen disa nga sfidat për titull

17 Mars 2020
15:50
Telesport
back button

Edhe sporti i boksit po përballet me rrezikun e madh të krijuar nga përhapja kudo në botë e coronavirus. Për këtë arsye, mjaft nga duelet e mëdha të planifikuara për periudhën mars-maj janë shtyrë për më vonë.

Kështu, dueli i madh mes Saul “Canelo” Alvarez dhe Billy Joe Saunders, i parashikuar të zhvillohej më 2 maj në Las Vegas, është shtyrë për në qershor edhe pse nuk ka ende asnjë datë zyrtare.

E njëjta situatë edhe me duelin mes Sergey Kovalev dhe Sullivan Barrera, që është shtyrë për më 25 prill, me shpresën që deri në atë datë situata me coronavirus të jetë përmirësuar. Po më 25 prill është shtyrë edhe dueli mes Nayoa Inoue dhe John Riel Casimero.

Sfida për titullin kampion bote në peshën e mesme mes David Benavides dhe Roamer Alexis, e planifikuar për këtë fundjavë, do të zhvillohet më 18 prill. Përvec këtyre dueleve janë edhe mjaft sfida ët tjera që janë shtyrë për në fund të prillit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit