Coronavirus, kryeministri Rama: Europa duhet të imitojë Milan-in e Sacchi-t

29 Mars 2020
22:53
Denis Hakanaj
back button

Në një intervistë të dhënë për Sky TG 24, krysmministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar vendimin për të dërguar në Itali një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh për t’i bërë ballë luftës kundër Coronavirus-it.

“Sigurisht nuk do të ndryshojmë fatet e luftës me 30 mjekë dhe infermierë, por ishte diçka që duhej bërë absolutisht sepse po luftojmë edhe këtu, por të luftojmë në Itali ëshhtë si të luftojmë në shtëpinë tonë”, ka thënë Rama.

“Nuk është një kthim nderi sepse ne nuk do të mund t’ia shpërblejmë Italisë dhe italianëve atë që kanë bërë për ne në kohë shumë të errëta. Po bëjmë thjesht detyrën tonë si pjesëtarë të një familje që është edhe e jona”.

“Në familjen italiane janë integruar shumë shqiptarë tashmë. Armiku i padukshëm i ka sulmuar të gjithë në të njëjtin moment dhe nuk duhet vetëm të mbrohemi, por edhe të kundërsulmojmë. Këtë duhet ta bëjë gjithë Europa, sepse nuk mund të fitohet vetëm në mbrojtje”.

“Europa duhet të imitojë Milan-in e Sachi-t, nuk mund të mendosh vetëm për mbrojtjen, duhet të jemi  të gjithë një skuadër ku nuk ka yje që bëjnë në kokën e tyre, por ku  të gjithë duhet të mbrojnë dhe sulmojnë. Në Europë të gjithë po bëjnë ‘catenaccio’-n e tyre, por kështu nuk shkohet askund”.

“Duhet luftuar edhe ajo që po sjell virusi, domethënë një situatë ekonomike që nuk mund të mbahet vetëm nga bonuset ose ndihmat e Shtetit. Duhet të ulemi bashkë rreth një tavoline dhe të imagjinojmë një kundërsulm dhe të dalim nga ky rreth vicioz”, ka përfunduar Rama.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit