Coronavirus, Premier ka një ide të çmendur për mbylljen e sezonit

3 Prill 2020
15:28
Denis Hakanaj
back button

Objektivi kryesor është vetëm një, të  mbyllet sezoni. Futbolli po vuan pasoja e coronavirus-it, por siç kanë shpjeguar Ceferin dhe Andrea Agnelli në një letër të drejtuar të gjitha federatave, duhet gjetur një mënyrë “për të komopletuar kompeticionet edhe në korrik dhe gusht, duke përcaktuar një kalendar të përbashkët”.

Vendimi i Belgjikës për t’ia dhënë titullin Club Brugge në tavolinë ka krijuar panik, duke vendosur një precdend të rrezkishëm dhe duke bërë të dridhet stabiliteti ekonomik i botës së topit, sepse vendimi për të filluar direkt nga sezoni i ardhshëm rrezikon t’i krijojë sistemit dëme që mund të jenë të pakthyeshme. Kështu, objektivi është të çohet sezoni deri në fund. Edhe me kusht që të shkohet në anën tjetër të botës.  

KINA – Në Premier League po e mendojnë seriozisht, siç ka shpjeguar The Athletic. Disa klube kanë porpozuar që t’i luajnë ndeshjet e mbetura të kampionatit në Kinë. Vendi prej ku nisi pandemia. Nevoja e dëshpëruar për t’i  vënë një pikë sezonit pa anuluar gjithçka dhe pa dhënë tituj, pa përcaktuar se kush ngjitet dhe zbret nga kategoria në tavolinë ka çuar tek idea për të të transferuar skuadra, arbitra dhe stafin e TV në tokën e Dragoit, në mënyrë që të pakësohet rreziku dhe të lehtësohet puna e NHS-së, sistemi shëndetësoar kombëtar.

“NUK KA KUPTIM” – Megjithatë, kjo ide duket se është hedhur poshtë  nga vetë klubet e Premier League. “Nuk ka kuptim. Besoj se kjo ide do të refuzohet. Nëse do të vendosnim ta zhvendosnim Premier League në anën tjetër të botës, do të na masakronin”, ka thënë një drejtues për The Athletic

Një deklaratë kjo që konfirmon se propozimi është i vërtetë dhe se do  të diskutohet. Gjë që tregon se, siç kanë shpjeguar Ceferin dhe Angelli, për të çuar në fund këtë sezon do të kërkohet çdo zgjidhje e mundshme. Edhe ajo më e çmendura.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit