Costacurta tregon vuajtjet ndaj Messit 16-vjeçar: Kërkova zëvendësim prej tij…

1 Qershor 2020
12:34
Alfred Lleshi
back button

Alessandro Costacurta, mbrojtësi mitik italian i Milanit, ka pasur fatin të përballet në fushë me Diego Maradona dhe Lionel Messi. Idhulli kuqezi nuk ka dyshim se cili prej dy argjentinasve është më i miri. Për Alessandro, ylli nga Rosario ka qenë e pamundur të ndalej nga askush, madje edhe me faulle, siç bënin kundërshtarët dikur me Maradonën. Përveç kësaj, ai kujton herën e parë, kur u ndesh me Messi vetëm 16 vjeç dhe atë që përjetoi…

“Maradona apo Messi? Nëse po flasim për më të mirin, nuk duhet të ketë as debat. Unë kam qenë me fat që luajta kundër të dyve. Dallimi është se Maradona mund të pësonte 66 faulla përpara se të rrëzohej. Me Leo është ndryshe , futbolli tani është diçka tjetër, – pranoi italiani në një intervistë për “Sky Sport”. – Ata janë të ngjashëm për shkak të spektaklit futbollistik, mënyrës se si shprehen në fushë, por Messi është më gjenial se Maradona. Unë u përballa me Messin kur ishte vetëm 16 vjeç. Në fillim e pashë si një fëmijë, që bënte atë që donte. Më vonë m’u desh të kërkoja nga Ancelotti të më zëvendësonte për një çerek ore”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit