Costinha: Champions-i i 2004-ës? Mourinho dinte gjithçka, ja çfarë më tha

6 Qershor 2020
21:47
Denis Hakanaj
back button

Costinha, ish-mesfushori i Porto-s që triumfoi në Champions League në 2004-ën, ka qenë padyshim një lider i skuadrës së drejtuar nga i riu Jose Mourinho, një ekip me nivel që arriti edhe të eliminonte United falë pikërisht një goli të Costinha-s.

Finalja kundër Monaco ka qenë një sukses i vërtetë për luzitanët që kanë mposhtur francezët 3-0. Ish-futbollisti ka folur në lidhje me ndeshjen e luajtur kundër Djajve të Kuq në një intervistë të dhënë për Goal.

“Manchester United? Mbaj mend se në atë moment nuk bëmë asgjë nga ajo që na kishte kërkuar Mourinho. Asgjë nga plani që kishim. Ka momen t në të cilët lojtarët i ndryshojnë gjërat vetëm, për më mirë”.

“Në atë moment bëmë gjëra të ndryshme në krahasim me atë që na kishte kërkuar Mourinho, por topi u fut në portë. Ai më tha: ‘shiko shortin, United. Je i skualifikuar për ndeshjen e parë, por do të fitojmë me një gol, në ndeshjen e kthimit do të jesh dhe do t’i bëjmë presing'”.

“Gjërat kanë shkuar pikërisht ashtu. Unë isha drejt largimit, po flisja me një klub italian. Më bindi të qëndroja sepse do të fitonim Champions-in”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit