Courtois del hapur; ja për kë do të bëjë tifo në finalen Manchester City-Inter

26 Maj 2023
8:00
Alfred Lleshi
back button

Për pak më shumë se dy javë, Manchester City dhe Interi do të përballen me njëri-tjetrin në finalen e shumëpritur të Ligës së Kampionëve. Romelu Lukaku nuk do të jetë i vetmi belg me mundësi për ta fituar “kupën me veshë të mëdhenj”, në anën tjetër do të jetë Kevin de Bruyne.

Midis dy kolegëve belgë, megjithatë, Thibaut Courtois, portieri i Real Madridit, nuk ka dyshime se kë do të brohorasë: “Shpresoj se Romelu mund të fitojë Champions League. Natyrisht kjo do të hidhëronte Kevin, por unë e njoh Romelu për pak më gjatë…”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit