Courtois-Hoffenheim, operacioni dështoi për faj të… shkollës

5 Qershor 2020
22:03
Denis Hakanaj
back button

Studimi është i rëndësishëm. Rendimenti i një nxënësi mund të bëjë diferencën në shkollë, por edhe në merkaton e futbollit.

Kjo është ajo që i ka ndodhur Thibaut Courtois, i cili ka qenë shumë afër transferimit te Hoffenheim në 2011-ën. Një marrëveshje që nuk është rritur për shkak të problemeve të portierit belg në shkollë.

Këtë e ka zbuluar ish-shefi i vëzhguesve të klubit Ernst Tanner për DAZN:

“Në verën e 2011-ës u verifikua një situatë e çuditshme në merkaton e portierëve: Casteels e Courtois ishin talente të Genk dhe në atë periudhë qarkulluan shumë zëra. veçanërisht në lidhje me  Thibaut”.

“Prindërit e tij donin që të diplomohej dhe që të mos kishte ndryshime para atij momenti. Djaloshi kishte probleme në shkollë dhe kjo është arsyeja pse transferimi nuk u realizua”, ka thënë Tanner.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit