Covid-19 “masakron” ekipin rumun përpara Europa League!

17 Shtator 2020
13:28
Telesport
back button

FCSB luan sonte ndeshjen e Europa League kundër Backa Topola, por ekipi rumun do të kenë mungesa të shumta: 18 pjestarë janë infektuar me COVID-19 dhe gjysma e tyre janë futbollistë.

Katër prej tyre janë në Rumani në izolim, ndërkohë që ditën e djeshme janë testuar edhe pjesa tjetër e futbollistëve në Serbi dhe ka sërsh të prekur.

Klubi rumun ka njoftuhar se edhe pesë futbollistë të tjerë janë të infektuar me COVID-19: Andrei Vlad, Sergiu Bus, Andrei Pandele, Ovidiu Popescu dhe Ionut Vina.

Kështu stafi teknik duhet t’i bëjë llogaritë me vetëm 14 lojtarë ditën e sotme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit