“E kemi thikën mes dhëmbëve, duhet të fitojmë patjetër”. Pas debutimit zhgënjyes të Portugalisë në Kupën e Botës (1-1 ndaj Kongos), Francisco Conceiçao u bëri thirrje shokëve të skuadrës për reagim ndaj Uzbekistanit. Nga grumbullimi në “Palm Beach”, sulmuesi i Juventusit theksoi se për kombëtaren portugeze nuk ka vend për gabime:
“Ata mbrohen shumë prapa, me një rreshtim prej pesë mbrojtësish. Ne duhet të krijojmë raste, të futemi në zonë dhe të godasim portën. Nuk ka rëndësi sa luaj, jam këtu për të ndihmuar kombëtaren. Duam të shkojmë sa më larg. Kemi cilësinë për ta arritur, por duhet ta tregojmë në fushë. Nuk ka kuptim të shohim përpara nëse më parë nuk fitojmë ndeshjet e grupit. Jam plotësisht në dispozicion të ekipit”.
Për Cristiano Ronaldon, ai u shpreh: “Kur bëhet fjalë për të shënuar, nuk është askush si ai. Gjithsesi, unë ia pasoj topin lojtarit që është në pozicionin më të mirë, nuk jemi të detyruar ta kërkojmë gjithmonë Cristianon. Ai është shembull për karrierën dhe urinë që tregon çdo ditë. Nëse ai, pasi ka fituar kaq shumë, ka ende këtë dëshirë, atëherë ne duhet ta kemi edhe më të madhe”.
Duke folur për Uzbekistanin e drejtuar nga Fabio Cannavaro, shtoi: “E di që ka qenë një legjendë. I njoh mirë trajnerët italianë dhe pres që strategjia e tyre të jetë të vonojnë sa më shumë golin tonë. E dimë çfarë vështirësish na presin”.







