CR7 i ndodh ajo që s’e kishte menduar kurrë në Arabi, tifozët sauditë i përdhosin emrin dhe numrin (pamjet)

31 Janar 2023
9:00
Alfred Lleshi
back button

Cristiano Ronaldo e ëndërroi debutimin e tij në Arabinë Saudite, por dështoi të shënojë gol në dy ndeshjet e para zyrtare të luajtura me Al-Nassr. E para ishte fitorja 1-0 e kampionatit, e cila i lejoi klubit të drejtuar nga Rudi Garcia të ruante vendin e parë në klasifikim; ndërsa e dyta ishte një humbje e dhimbshme në gjysmëfinalen e Superkupës kombëtare, e cila e largoi kampionin portugez nga mundësia për të fituar titullin e tij të parë në përvojën e re arabe.

Ronaldo tani është i paprekshëm, luan gjithmonë nga minuta e parë deri në minutën e fundit, duke mos u shqetësuar më për Ten Hag, që do ta thërrasë përsëri në stol. Megjithatë, ai ende nuk ka arritur t’i shpërblejë fansat e rinj për pritjen shumë të ngrohtë që iu bë në Riad. Dy golat e shënuar në miqësoren ndaj PSG-së llogariten zero, shumë më tepër pritet nga ai që do të paguhet 200 milionë euro në vit deri më 2025.

Humbja 3-1 ndaj Al-Ittihad nuk u prit shumë mirë nga mbështetësit e Al-Nassr-it dhe disa prej tyre madje arritën deri aty sa të sfidonin Ronaldon pas ndeshjes, duke shkuar deri aty sa të bënin një gjest vërtet të keq, të cilin kampioni nga Madeira kurrë nuk e kishte menduar ta vuante në karrierën e tij. Imazhet e regjistruara në një video tregojnë një çift tifozësh të klubit saudit duke shkelur një flamur me emrin dhe numrin e CR7, ndërsa ata u zhvendosën të zhgënjyer nga stadiumi.

Skena jo të izoluara, duke qenë se në një video tjetër shihet një tjetër tifoz i Al-Nassr-it duke kontestuar fuqishëm Ronaldon, duke u ankuar se klubi ka shpenzuar 200 milionë euro për dikë që “di të bëjë vetëm siuuu”. Shkurtimisht, kontestimet për pesë herë fituesin e “Topit të Artë” nuk po mungojnë as në Arabinë Saudite.

Nëse portugezi mendoi se statusi i tij e lejonte të kalonte në tokën arabe duke kënaqur audiencën e tij të re me disa truke me topin në këmbë, me siguri kishte gabuar. Rregulli i sportit vlen kudo dhe në çdo nivel; duhet ta demonstrosh veten në fushë. Ronaldo është paralajmëruar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit