CR7 përjashtohet nga më të mirët, Ferdinand: “Është qesharake”

17 Maj 2022
15:27
Denis Hakanaj
back button

Trent Alexander-Arnold, Jarrod Boëen, Joao Cancelo, Kevin De Bruyne, Mohamed Salah, Son Heung-min, James Ward-Prowse dhe Bukayo Saka.

Janë këta emrat e kandidatëve për Lojtarin e Vitit në Premier League. Një listë me futbollistë të mëdhenj, por me një mungesë të bujshme, atë të Cristiano Ronaldo-s.

Të paktën kjo është ajo që mendon Rio Ferdinand, ish-mbrojtës historik i Manchester United dhe i kombëtares angleze

Ish-legjenda ka folur në podcast-in e tij Vibe with Five duke nënvizuar se mungesa e portugezit mes kandidatëve për më të mirin e kampionatit anglez është “qesharake”.

“Saka është në listë për çmimin e Lojtarit të Vitit? Nuk do ta vija para Cristiano Ronaldo-s, jo, jo në këtë sezon. CR7 duhet të jetë përpara të paktën tre lojtarëve në listë, kjo është qesharake.

“Do ta konsiderojë një mungesë respekti, por kjo është ajo që e motivon, ndoshta do të jetë duke menduar: ‘Si guxojnë?’. Nëse kjo listë bazohet te statistikat, mendoj s e CR7 do të jetë duke thënë: ‘Kam shënuar më shumë gola se të gjithë ata që janë në këtë listë me përjashtim të Salah, kështu që për çfarë po flasin?'”, ka qenë komenti i Rio Ferdinand.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit