CR7 sfidon Leo Messin: Bëj si unë, hajde në Itali!

10 Dhjetor 2018
11:08
Alfred Lleshi
back button

Tifozët e Juventusit kanë pritur dhe ëndërruar për një kohë të gjatë, derisa një yll i madh si CR7 mbërriti në ekipin e tyre, më 10 korrik të këtij viti. Sa hap e mbyll sytë, portugezi u shndërrua në një idhull të padiskutueshëm të popullit bardhezi.

Në intervistën e dhënë sot për mediat italiane, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” u ndal edhe te rivali i tij i përjetshëm, Lionel Messi: "Ndoshta tani e kam humbur përballjen e drejtpërdrejtë me të. Unë kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali, me ekipin kombëtar, ndërsa ai vijon ende në Spanjë. Për mua, jeta është një sfidë. 

Unë mendoj si t’i bëj njerëzit të lumtur kudo. Besoj, edhe Messi. Do të doja të vinte edhe ai në Itali një ditë, të bëjë si unë, ta pranojë sfidën. Por, në qoftë se ai është i lumtur atje, unë e respektoj. Eshtë fantastik si lojtar, një djalë i mirë, por mua nuk më mungon asgjë këtu. Kjo është jeta ime e re dhe jam i lumtur".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit