CR7 tek Atletico Madridi, “thikë pas shpine” Realit. Shpërthejnë reagimet e tifozëve në rrjet

6 Korrik 2022
11:33
Alfred Lleshi
back button

Ndër destinacionet e mundshme të Cristiano Ronaldos, i cili ka lënë të kuptojë se dëshiron të largohet nga Manchester United (pa Champions) është shfaqur edhe Atletico Madrid. Agjenti portugez, Jorge Mendes, ua ka ofruar lojtarin “colchoneros”. Pra, mes palëve ka pasur vetëm një “sondazh informal”.

Kaq ka mjaftuar gjithsesi për të ndezur rrjetin mes mesazheve pro dhe kundër ardhjes së CR7 në skuadrën armike të hidhur të Real Madridit, ku lojtari luajti shumë vite, duke i dhënë shumë pikëllim Atleticos. Këtë lajm, bashkë me reagimet karshi tij, i publikoi spanjollja “AS”:

“Ka disa situata që do ta shtynin Cristiano Ronaldon drejt Atletico Madridit. Jorge Mendes ka një marrëdhënie të mirë me klubin, paga nuk do të ishte problem dhe bardhekuqtë do të luajnë Champions League e ardhshme, prioritet për CR7. Më në fund, Diego Simeone e ka miratuar tashmë ardhjen e mundshme të portugezit.

Siç u përmend, fansat e kanë bërë zërin e tyre të dëgjohet në internet. Disa madje dukeshin entuziastë për nënshkrimin e mundshëm, sepse e njohin karakterin konkurrues të Ronaldos dhe e dinë admirimin e tij të deklaruar për trajnerin Simeone. Pastaj ka të tjerë që nuk e harrojnë të kaluarën e tij dhe për këtë arsye hezitojnë ta mirëpresin.

Do të ishte mjaft e çuditshme të shihje Ronaldon me fanellën e Atletico Madridit pas kaq shumë vitesh te ‘Casa Blanca’, por në futbollin e sotëm nuk duhesh habitur më për asgjë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit