CR7 transformohet në samuraj superhero: “siuuu” bëhet mburojë energjetike (VIDEO)

15 Janar 2021
18:44
Denis Hakanaj
back button

Cristiano Ronaldo akoma protagonist, këtë herë në versionin superhero.

Ylli i Juventus ka publikuar në rrjetet sociale reklamën e video-lojës “Garena Free Fire”, ku ka rolin e Chrono-s, një gjuetar kriminelësh që vjen nga lagjet e varfra të një qyteti të madh futurist dhe që, i armatosur deri në dhëmbë, është gati të çajë përpara duke shkaktuar viktima.

Video ka marrë pothuajse 7 milionë shikime dhe po bën xhiron e internetit.

Në video, Ronaldo shfaqet duke u marrë me disa gjuetarë, armiq të tij, që mposhten falë mburojës së pabesueshme energjetike të krijuar nga CR7 me festimin e tij të famshëm “Siuuuu”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit