Crawford i pamposhtur, mund Porter me KO dhe mbron titullin kampion

22 Nëntor 2021
9:25
Telesport
back button

Boksieri amerikan Terence Crawford qëndron kampion bote në peshën “welter” (pesha deri 67kg), pas fitores me KO teknik në raundin e dhjetë ndaj patriotit të tij Shawn Porter. Sfidë u zhvillua në Las Vegas.

Crawford, 38 fitore dhe asnjë humbje, mbrojti titullin kampion të kategorisë WBO, ndërsa Porter pësoi humbjen e katërt në karrierë (ka edhe 31 fitore e 1 duel pa rezultat). Një përballje që pritej me interes, por që Crawford e dominoi dhe fitoi me meritë, duke qëndruar i pamposhtur në ring.

Crawford ishte më agresiv në ring, duke e vënë në vështirësi Porter që në raundet e para. Në raundin e dhjetë sfida e mbyll, me Porter që ra dy herë në tapet, duke detyruar gjyqtarin ta ndalte atë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit