Crespo: “Ja pse Lukaku është një zgjedhje më e mirë se Zirkzee për Milan-in”

3 Korrik 2024
15:06
Denis Hakanaj
back button

Ish-sulmuesi i Milan-it, Hernan Crespo ka thënë se Romelu Lukaku është një zgjedhje më e mirë për kuqezinjtë se Joshua Zirkzee.

Si sulmuesi i Chelseat, Lukaku, ashtu edhe ati i Bologna-s, Zirkzee, janë duke u konsideruar nga Milani këtë verë.

Crespo tha për La Gazzetta dello Sport: “Zirkzee është një lojtar për të ardhmen, ndërsa Lukaku duket më i përshtatshëm për situatën imediate.

“Ta themi hapur, holandezi mund të përmirësohet akoma shumë, ndërsa ne tashmë i dimë cilësitë e veteranit.

“Jo të gjithë qendërsulmuesit janë të njëjtë, ashtu si unë nuk isha i ngjashëm me Gabriel Batistuta, prandaj mund të luanim së bashku për Argjentinën.

“Zirkzee i pëlqen të tërhiqet mbrapa dhe të kombinojë me shokët e tij të skuadrës, por gjithashtu ka një fizik të fortë të nevojshëm për të mbrojtur topin.

“Lukaku është i shkollës së vjetër, jo në një mënyrë negative, dhe është më shumë luftarak. Ai është gjithashtu vdekjeprurës në kundërsulm dhe mund të nxjerrë ekipin përpara”.

Argjentinasi vazhdoi: “Çështja është se Milanit i duhen golat menjëherë dhe tifozët në San Siro nuk kanë kohë të presin.

“Zirkzee pati një sezon të mirë te Bologna me 11 gola, ndërsa Lukaku nuk ishte aq i mirë te Roma, por nëse ai është në formë të mirë fizikisht, atëherë ai garanton gola.

“Nuk e di se si Zirkzee do ta përballonte një klub dhe stadium kaq të madh. Bologna nuk është Milan. Lukaku është më i mësuar me atë fazë.

“Nëse sulmuesit e krahut janë Christian Pulisic dhe Rafael Leao, atëherë Lukaku është i përsosur për të shfrytëzuar të krosimet e tyre. Zirkzee preferon t’i plotësojë këto trekëndësha dhe të kombinojë me shokët e tij.

“Duke marrë parasysh se si luanin skuadrat e Fonseca-s në të kaluarën, ndoshta belgu është më i përshtatshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit