Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë i uritur për gola dhe nuk di të ndalet. Kampioni portugez shënoi sonte dy herë pasi Al-Nassr fitoi 3-1 kundër Al-Gharafa në një ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve të AFC në stadiumin Al Bayt në Al Khor, Katar.
Pas një pjese të parë pa gola, sulmuesi 39-vjeçar hapi rezultatin menjëherë pas rikthimit ne fushe, kur Sulltan Al-Ghanam hodhi një krosim që u dërgua me kokë ne rrjete nga portugezi.
Në minutën e 58-të, Angelo Gabriel tregoi gjakftohtësi përpara portës për të kapërcyer “portierin” kundërshtar dhe për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij. Pak minuta pas minutes se 60-te, Ronaldo shënoi golin e dytë, me Gabrielin që u kthye në asistues ne kete aksion.
Ish-sulmuesi i Real Madrid, Joselu shënoi një gol ngushëllues në minutën e 75-të për Al-Gharafa. Kartoni i kuq i Seydou Sano në minutën e 84-të pas një kartoni të dytë të verdhë në rrëzimin e Sadio Mane beri qe ndeshja te mbyllje aty.
Me tre pikë te arritura sot, Al-Nassr kapërcen rivalët vendas Al-Hilal në tabelën e Grupit B për t’u ngjitur në vendin e dytë me 13 pikë pas 11 ndeshjesh. Al-Gharafa zbret në vendin e shtatë. Skuadra e Ronaldos do të luajë më pas me Damac në Ligën Pro Saudite më 29 nëntor me shpresën për t’u rikthyer në fitoret brenda kampionatit arab.
Vlen të theksohet se në pesë ndeshjet e fundit për Al Nassr dhe kombëtaren portugeze, Cristiano ka shënuar pesë gola.