Cristiano Ronaldo dhe sekreti i çuditshëm: “Marr 30 minuta rreze dielli sepse…”

26 Nëntor 2021
16:35
Denis Hakanaj
back button

Në moshën 36-vjeçare, Cristiano Ronaldo vazhdon të ketë një formë fizike për t’u pasur zili.

Meritë edhe e disiplinës së rreptë që ndjek çdo ditë pa u ndalur kurrë.

Nuk është një sekret që kampioni portugez i kushton një kujdes të madh fizikut të tij: megjithatë, dokumentari i Amazon Prime Video “All or Nothing: Juventus” ka zbuluar disa sekrete të Cristiano-s për të qenë në formë.

“Unë jam doktori më i mirë persona, trajneri mendor dhe nutricionisti më i mirë i vetes. Nëse bën gjërat e duhura, do të jesh më i mirë se të tjerët”, ka shpjeguar CR7.

Po cilat janë “gjërat e duhura” për të cilat ka folur Cristiano Ronaldo? Pjesë e kësaj kategorie është edhe marrja e rrezeve të diellit.

“Marr 30 minuta rreze dielli dhe e di se do të më ndihmojë. Dielli i bën mirë trupit tim. Megjithatë, po të rrija këtu gjithë ditën, do të më bënte keq, do të më dilnin rrudha. Ndërsa 30 minuta më bëjnë të ndihem mirë. Jam 36 vjeç dhe jam akoma këtu”, ka përfunduar Ronaldo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit