Debutimi i Portugalisë në “Euro 2024” ishte më i komplikuar nga sa pritej. Skuadra e Roberto Martinez mundi 2-1 Çekinë, duke u kthyer nga disavantazhi, falë golit të shënuar në kohën shtesë prej Chico Conceiçao.
Suksesi gëzon edhe Cristiano Ronaldon, i cili dje theu një tjetër rekord, duke u bërë i vetmi futbollist që mund të jetë i pranishëm në gjashtë edicione të ndryshme të Kampionateve Europiane të futbollit. Lojtari i Al Nassr, duke kujtuar të kaluarën e tij bardhezi, ka festuar në rrjetet sociale me një mesazh që shpjegon mirë dëshirën e tij të pafund për të fituar: “Deri në fund” (fino alla fine”).