Cristiano Ronaldo përfundoi në qendër të kritikave pas festës pas golit të Francisco Conceicao, i cili vendosi ndeshjen mes Portugalisë dhe Republikës Çeke, ndeshje debutuese e skuadrës portugeze në Grupin F të Euro 2024.
Rrjetet sociale sulmuan ish-sulmuesin e Real Madrid, fajtor për provokimin e hapur ndaj kundërshtarëve të tij.
Në disa video të publikuara në internet, CR7 shihet duke u shfaqur provokues ndaj lojtarëve çekë.
Pas golit të Conceicao, Ronaldo fillimisht iu afrua portierit të Republikës Çeke, Stanek, i cili ishte i dëshpëruar në tokë, duke i festuar në fytyrë, me grusht të shtrënguar, duke përsëritur skenën drejt Sevcikut.
Ish-fituesi i Topit të Artë kaloi pas numrit tetë çek, u përball me të dhe i bërtiti diçka. Një qëndrim që u kritikua ashpër në rrjetet sociale nga tifozët.