Cristiano Ronaldo kërkesë klubit të Al Nassr për të sjellë në skuadër yllin e Premier League

8 Tetor 2024
10:18
Telesport
back button

Cristiano Ronaldo u ka thënë shefave të Al-Nassr që t’i bëjnë mesfushorit belg Kevin De Bruyne një ofertë që ai nuk mund ta refuzojë. Lajmi është konfirmuar nga tabolidi britanik “The Sun”.

Kontrata aktuale e De Bruyne me Manchester City skadon verën e ardhshme, ndaj ai do të jetë i lirë të luajë kudo. Për çdo klub do të ishte një blerje e rëndësishme me koston zero.

Edhe vetë mesfushori belg, aktualisht i dëmtuar, është i pavendosur për të ardhmen e tij. “Është e vështirë të thuhet tani cila do të jetë lëvizja ime e radhës. Ne do të ulemi rreth tryezës në muajt e ardhshëm”, tha De Bruyne.

Gjithsesi, një ofertë e majme nga Arabia mund të bindë belgun të shkojë atje, aq më tepër të jetë shok skuadre me Cristiano Ronaldo. Është vetë CR7 ai që e vlerëson belgun, ndaj kërkon ta sjellë tek Al Nassr.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit