Cristiano zhbllokohet, shpëton Al Nassr-in në fund (Pamjet)

3 Shkurt 2023
18:02
Denis Hakanaj
back button

Aventura e Cristiano Ronaldo-s në Arabinë Saudite nuk po shkon si duhet. Pesë herë fituesi i Topit të Artë duket se nuk është përshtatur akoma me ekipin e ri.

RASTI I HUMBUR RONALDO – VIDEO

Pas eliminit të bujshëm të pësuar në Superkupën e Arabisë, që është pasuar me shumë kritika ndaj portugezit, vështirësitë për ish-yllin e United kanë vazhduar edhe ditën e sotme.

GOLI I TALISCA – VIDEO

Al Nassr, në fakt, është kthyer në fushë për javën e 15-të të kampionatit dhe ka luajtur në fushën e Al Fateh. Ndeshje e rëndësishme për skuadrën e Garcia-s, që mban vendin e dytë në renditje një pikë larg kryesuesve të Al Shabab, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Vendasit kanë kaluar në avantazh në minutën e 12-të me Tello-n, ndërsa miqtë kanë barazuar me Talisca-n në të 42-ën pas rastit të pastër të humbur nga CR7.

TRAVERSA E GODITUR NGA RONALDO – VIDEO

Portugezi ka qenë i pafat në fundin e pjesës së parë, kur goditja e tij është ndalur nga traversa. Në minutën e 58-të, Al Fateh është kthyer në avantazh me një super gol të Bendebeka-s.

GOLI I DYTE I AL FATEH – VIDEO

Kur dukej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Al Fateh ka ardhur goli i parë i Cristiano Ronaldo-s në Arabinë Saudite që ka shpëtuar Al Nassr nga humbja. Gol i shënuar me penallti nga portugezi në minutën e 93-të. Miqtë kanë mbetur me 10 lojtarë në minutën e 95-të, pas kartonit të kuq direkt të marrë nga Talisca.  Braziliani është ndëshkuar për një ndërhyrje të rrezikshme.

PENALLTIA E RONALDOS – VIDEO

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit