CSKA humbet sërish, Barcelona e “parakalon” dhe merr kren e renditjes

25 Janar 2021
9:54
Telesport
back button

Raundi i 21-të i Euroleague ka sjellë ndryshime në krye të renditjes. Skuadra ruse e CSKA Moskë pësoi humbjen e dytë radhazi, teksa në fushën e saj u mund 89-83 nga Fenerbahce.

Kjo humbje i ka kushtuar kreun moskovitëve, pasi tashmë në vendin e parë është Barcelona. Katalanasit fituan 72-60 në Beograd ndaj Crvena Zvezda.

Në vendin e tretë, me nga 3 fitore janë Zenit st.Petërburg, Armani Milano dhe Real Madrid, ndërkohë që në play off shkojnë 8 skuadrat më të mira.

Euroleague – Raundi 21

Zenit st.Peterburg – Anadolu Efes, 85-78

Panathinaikos – Khimki Moskë, 94-78

Maccabi Tel Aviv – Real Madrid, 86-84

Villeurbanne – Valencia Basket, 90-77

Armani Milano – Bayern Mynih, 75-51

CSKA Moskë – Fenerbahce, 83-89

Crvena Zvezda – Barcelona, 60-72

Zalgiris Kaunas – Olympiacos, 81-79

Baskonia Gasteiz – Alba Berlin, 77-84

Lajme të tjera

Lajmet e fundit