CSKA mposht kampionët e Real në Madrid, Fenerbahce “leksion” Barçës

1 Dhjetor 2018
14:28
Telesport
back button

CSKA Moskë ka mundur 93-88 rivalët e Real Madrid në ndeshjen e javës së 10-të të Euroleague në basketboll për meshkuj, takim i luajtur në Spanjë. Një përballje mes dy ekipeve pretendente për titull këtë edicion, që kryesonin renditjen, por në fund triumfoi skuadra ruse, më e saktë në fushë. Real nuk përfitoi nga faktori fushë, duke luajtur me hope (Campazo 23 pikë), ndërkohë që miqtë nga Rusia e udhëhoqën ndeshjen përgjatë gjithë kohës edhe pse me një avantazh të vogël (Higgins 24 pikë).

Një tjetër skuadër spanjolle që humbet në këtë raund është Barcelona, që u mund 84-65 në fushën e saj nga Fenerbahce me rezultatin 94-65. Një leksion ky i ekipit turk, që e dominoi ndeshjen gjatë gjithë kohës, duke i thelluar shifrat me Muhammed (16 pikë) dhe Guduric (13 pikë). Të dyja këto ekipe, CSKA Moskë dhe Fenerbahce, udhëheqin renditjen e Euroleague pas këtij raundi me 18 pikë, duke lënë një shkallë më pas Realin. Pikë të barabarta me skuadrën “merengues” ka ekipi tjetër turk, Anadolu Efes, që mundi 96-85 Baskonia Gasteiz, falë 16 pikëve të Micic.

Euroleague – Java e 10-të

Darussafaka Stamboll – Gran Canaria, 71-75

Zalgiris Kaunas – Armani Milano, 83-78

Maccabi Tel Aviv – Bayern Mynih, 95-71

Real Madrid – CSKA Moskë, 88-93

Khimki Moskë – Panathinaikos, 76-68

Anadolu Efes – Baskonia Gasteiz, 96-85

Olympiacos – Buducnost, 92-70

Barcelona – Fenerbahce, 65-84

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit