Cucurella këshillon Chelsea-n: “Ja çfarë na duhet për të pasur sukses”

7 Shtator 2024
17:00
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Chelseat, Marc Cucurella, ka thënë se klubit i duhet ‘stabilitet’ për të pasur sukses nën drejtimin e Enzo Maresca-s.

Italiani zëvendësoi Mauricio Pochettino në krye të klubit dhe ka pasur një fillim jo shumë të mirë.

Blutë humbën ndeshjen e parë të sezonit në Premier League. Skuadra e Londrës perëndimore u mund 0-2 nga kampionët në fuqi Manchester City.

Megjithatë, ata u ringjallën me një fitore bindëse 6-2 kundër Wolves.

Megjithatë, Blutë humbën pikë përsëri pas barazimit 1-1 kundër Crystal Palace pak para pushimit ndërkombëtar.

Cucurella ka mbështetur Maresca-n, duke thënë se klubit i duhet stabilitet pas një sezoni me ndryshime masive. Spanjolli shtoi se skuadra ka disa lojtarë të “nivelit të lartë” dhe trajneri gjithashtu ka ide “të qarta”.

Ja çfarë tha ai për ‘EFE’:

“Jam i lumtur. Mendoj se trajneri që kemi është shumë i mirë, ai i ka idetë shumë të qarta. Kemi pasur vite ndryshime në trajner, le të shohim nëse mund të arrijmë stabilitet pa shumë ndryshime dhe që trajneri t’i transmetojë idetë e tij.

“Ne kemi nevojë për stabilitet, kemi lojtarë të nivelit shumë të lartë dhe shpresojmë se mund të kemi durimin që nevojitet, atë qetësi, në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë”.

“Ne kemi nivelin, na duhet vetëm stabilitet dhe që trajnerët dhe lojtarët të lejohen të punojnë për të bërë diçka të rëndësishme”, tha Cucurella.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit