Spanja nuk është dakord.
Pas akuzave pothuajse nga gjithë Europa ndaj arbitrit Taylor, fajtor për mohimin e penalltisë për Gjermaninë, në grumbullimin e La Roja ka bezdi që meritat e ekipit të De La Fuente vihen në pikëpyetje:
“Gjysmëfinalja jonë është e merituar, pa asnjë dyshim, – thonë lojtarët, – tani duam të shfrytëzojmë shanset kundër Francës të martën në Monako”.
Në konferencën e përditshme për shtyp në Donaueschingen, ka folur protagonisti i episodit të diskutueshëm.
Po flasim për Marc Cucurella, mbrojtësin e majtë që ndërpreu goditjen e Musiala-s me krahun e tij në zonën e rreptësisë:
“Unë nuk përfshihem në këtë polemikë, respektoj vendimet e arbitrave. E kuptoj debatin për prekjet e topit me dorë, sepse shohim që herë sanksionohen e herë jo. Por do të ndalem këtu. Përndryshe do të thoja se Kroos duhej të ishte ndëshkuar me të kuq”.