Çudia e rastit Griezman, legjenda e Real-it: “Këtë nuk e kisha parë kurrë”

13 Shtator 2022
15:22
Denis Hakanaj
back button

Jorge Valdano, në një intervistë të dhënë për median spanjolle Movistar TV, ka folur për situatën e Antoine Griezmann tek Ateltico Madrid:

“Është një histori e veçantë në futbollin modern. Unë nuk e kam parë kurrë më parë, aq më pak në Spanjë. Simeone është një njeri i klubit dhe i detyrohet klubit”, ka thënë ish-lojtari dhe ish-drejtuesi i Los Blancos.

“Tani, duhet të pyesim veten nëse ai duhet të ketë besnikëri ndaj lojtarit, i cili mbërriti me kërkesën e vetë Cholo. Të gjithë duket se janë të lumtur.

“Kur Griezmann jep intervista, ai gjithashtu thotë se është njeri i klubit. Nuk dihet se cilit klub i përket, Barcelona-s apo Atletico-s”.

“Nuk duket se lidhja me Simeone-n është ndikuar nga kjo gjë. Kjo është e vetmja gjë që duhet matur”, ka përfunduar Valdano.

Në bazë të marrëveshjes së bërë me Barçën për sulmuesin francez, Atletico do të jetë i detyruar ta blejë lojtarin për 40 milionë euro nëse ky i fundit do të luajë të paktën gjysmën e ndeshjeve të këtij sezoni.

Klubi madrilen mendon se shifra është shumë e lartë dhe për këtë arsye ka udhëzuar trajnerin Simeone që ta aktivizojë lojtarin më pak se 45 minuta për ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit