Curry mposht i vetëm Philadelphia, Jazz hakmerren ndaj Lakers

20 Prill 2021
8:40
Telesport
back button

Utah Jazz hakmerren ndaj Lakers për humbjen e pak ditëve më parë, duke fituar 111-97 dhe ruajnë kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit. Të gjithë titullarët e Jazz realizuan mbi 10 pikë, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Clarkson me 22 pikë, që e nisi takimin nga stoli.

Stephen Curry vijon të jetë një përbindësh, duke realizuar 49 pikë në fitoren e Golden State, 107-96 në fushën e Philadelphia. Golden State vijon garën për një vend në play off në Perëndim, ndërsa Philadelphia, me këtë humbje, rrezikon kreun në Konferencën e Lindjes.

Në sekondën e fundit të kohës shtesë fiton ekipi i Phoenix, që mundi 128-127 Milwaukee, një përballje mes dy ekipesh pretendente. Katër lojtarë të Phoenix realizuan mbi 20 pikë (Booker 24 pikë), duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Antetokunmpo për Bucks. Në shtesë fiton edhe Denver, 139-17 ndaj Memphis (Jokic 47 pikë e 15 rebound).

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Cleveland, 109-105

Boston – Chicago, 96-102

Philadelphia – Golden State, 96-107

Indiana – San Antonio, 94-109

Miami – Houston, 113-91

Milwaukee – Phoenix, 127-128

Washington – Oklahoma, 119-107

Denver – Memphis, 139-137

Lakers – Utah Jazz, 97-111

Lajme të tjera

Lajmet e fundit