Manuel Neuer sapo mori kartonin e parë të kuq në karrierë: 38 vjeç dhe 958 ndeshje të luajtura si profesionist. Portieri i Bayern Munich doli nga porta dhe përplasi me trup Frimpong i cili ishte nisur i vetëm dhe me fushën e hapur.
Në minutën e 17-të, portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, në mënyrë të pashpjegueshme – dhe në mënyrë të pamatur – hyri ne dyluftim me Jeremie Frimpong të Bayer Leverkusenit – ndeshje e vlefshme per Kupen e Gjermanise.
Me te kuqin e Neuer, Kompany aktivizoi Daniel Peretz, Leroy Sané shkoi në pankinë.