Dalma, e tërbuar me mjekun personal të Maradonës: Kush e prezantoi Luque me babanë tim?!

27 Janar 2021
11:05
Alfred Lleshi
back button

Përgjigja e Dalma Maradonës, vajzës së madhe të Diegos, nuk vonoi shumë, pas zbulimit tronditës nga hetuesit, që po kërkojnë të vërtetojnë se si erdhi vdekja e “Diez”. Nga sa doli në dritë, mjeku personal i tij, Luque, në fakt, kishte falsifikuar firmën e “Pibe de Oro” para vdekjes. Për këtë arsye, vajza, e cila së fundi e nderoi babanë me një tatuazh kushtuar atij, shfryu ndaj avokatit Matias Morla dhe kujtdo tjetër që ishte në dijeni të asaj që po ndodhte.

Ky është shpërthimi i Dalmës në Instagram: “Kush e prezantoi Dr.Luque me babanë tim? Dhe pse? Apo vazhdojmë t’i bëjmë të gjitha bashkëpunimet kështu? E vetmja gjë që do të them është se as motra ime, as unë nuk do të pajtohemi ndonjëherë me ndonjë gjë, që ka të bëjë me Morla… dhe njerëzit, që do të duhet të marrin përgjegjësi kur gjithçka të dalë në dritë! Atëherë, nuk do të dua t’i shoh ata duke qarë, por të dënohen një nga një!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit