Dani Alves dhe viti i tij te Juventusi: Ata bënë zgjedhjen e gabuar, nuk kishin nevojë për mua

24 Nëntor 2022
7:47
Alfred Lleshi
back button

Ai konsiderohet si një nga krahët e djathtë më të fortë ndonjëherë, një kampion që falë 44 trofeve zyrtarë të fituar (por për të janë 48), aktualisht mban rekordin e futbollistit më të suksesshëm në histori. Dani Alves në 39-vjeçare nuk e ka humbur dëshirën për të luajtur dhe për të mahnitur. Ai ka arritur të fitojë një vend në skuadrën e Brazilit për “Katar 2022”.

Në një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, ai ka shpjeguar se si po e përjeton Botërorin: “Unë jam këtu për të ndihmuar, në fushë a jashtë saj e vendos trajneri. Por si drejtues i dhomës së zhveshjes, jam bërë bërë gati të luaj”.

Dani Alves është një mbrojtës i krahut me aftësi të jashtëzakonshme sulmuese dhe kjo është parë gjithmonë si forca e tij e madhe. Megjithatë, sipas tij, ka qenë pikërisht kjo karakteristikë që e ka kufizuar gjatë eksperiencës te Juventusi. Për të thuhet shpesh se di të sulmojë, por se nuk është i zoti në fazën e mbulimit:

“Njerëzit nuk e dinë se çfarë thonë. Gjithmonë varet nga skuadra ku luani. Nëse vendosni një lojtar jashtëzakonisht mbrojtës te Barcelona, nuk ka kuptim. Në të njëjtën mënyrë një mbrojtës sulmues në një ekip që preferon mbrojtjen nuk është në vendin e duhur. Një shembull: unë te Juve.

Ai Juventus ishte një ekip që strukturisht ishte krijuar për t’u mbrojtur. Unë shtyva, por përfundoja në kundërshtim me idenë e ekipit dhe për këtë arsye nuk luajta aq sa do të kisha dashur. Duhet të zgjedhësh lojtarin e duhur për nevojat e skuadrës”.

Është për këtë arsye që aventura e tij bardhezi zgjati vetëm një sezon: “Po. Ata morën një lojtar me një potencial të tmerrshëm sulmues, por nuk kishin nevojë për një të tillë. Nuk kisha goditur kurrë një gjuajtje të gjatë në jetën time, sigurisht që nuk mund ta nisja në moshën 33-vjeçare. Ata bënë zgjedhjen e gabuar”.

Duke folur për Juventusin, në grupin e Brazilit ndër të tjera është edhe Danilo: “Me Danilo shkoj më mirë, pavarësisht se luan në të njëjtin pozicion si unë. Jemi mirë, sepse kur rrimë bashkë largojmë mërzinë. Ai është një person me inteligjencë të madhe, që e do futbollin. Është i vetmi me të cilin mund të flas për gjëra të tjera, biseda me të është e avancuar, e evoluar. Ne jemi të ndryshëm në fushë, por duke qenë se futbolli nuk luhet vetëm në një mënyrë, të gjithë mund të jenë të dobishëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit