Dani Alves, jo vetëm për**unues… Nga Brazili vijnë më shumë akuza për të

29 Mars 2024
13:19
Alfred Lleshi
back button

Më shumë probleme përpara për Dani Alves, i dënuar me 4 vite e gjysmë burg në shkallë të parë për përdhunimin e një vajze të re në klubin e natës “Sutton” të Barcelonës, më 31 dhjetor 2022. Futbollisti brazilian aktualisht është në liri me kusht, pasi pagoi garanci pasurore prej një milion eurosh.

Ish-mbrojtësi i krahut do të gjykohet edhe në Brazil për një tjetër krim. Ai akuzohet për shkelje të të drejtave të autorit duke ‘vjedhur’ muzikën e dy kompozitorëve brazilianë për një këngë të publikuar në vitin 2020, projekt për OKB-në.

Nga ana e tyre, avokatët e Dani Alves kanë mohuar se është plagjiaturë, duke deklaruar se Giuliano Matheus dhe Thiago Matheus duan vetëm të përfitojnë nga fama e lojtarit për t’u pasuruar në kurriz të tij.

Dani Alves është mbyllur në vilën e tij pranë Barcelonës, ku festoi lirinë dhe ditëlindjen e babait të tij me një festë që vazhdoi deri në orën 5 të mëngjesit. Çdo të enjte ai duhet të shkojë personalisht në komisariat. Me rastin e daljes së tij të parë nga shtëpia është sulmuar verbalisht nga disa kalimtarë, të cilët nuk e kanë kursyer nga sharjet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit