Dani Alves në burg me akuza të rënda, goditja fatale i vjen nga… gruaja e tij

27 Janar 2023
9:31
Alfred Lleshi
back button

Joana Sanz, gruaja e Dani Alves, ka fshirë nga llogaria e saj në Instagram të gjitha fotografitë që ka me bashkëshortin e saj, përfshirë edhe ato të dasmës. Dani Alves është burgosur pa lirim me kusht, i akuzuar për sulm seksual ndaj një vajze të re në një klub nate në Barcelonë. Duket se tashmë, në të tilla kushte, ish-futbollistin e Barcelonës e “ka bërë dalje” edhe gruaja e tij, që e mbështeti fillimisht:

“Kam parë shumë herë sesi femrat i afrohen ‘dhomës private’, duke guxuar të provojnë diçka sy për sy me burrin tim. Nëse e bëjnë në praninë time, nuk dua ta imagjinoj kur nuk jam aty. E di kush është burri im, e di se si e kam njohur, e di sa i respektueshëm është, sepse as kur po më njihte nuk më kishte shpërfillur”, – tha ajo menjëherë pasi burri i saj u burgos. Arrestimi i brazilianit për përdhunim të dyshuar ka shkaktuar një tërmet në shumë nivele, nga futbolli në politikë. Për pasojë ka shkaktuar reagime të panumërta.

Padyshim që është prekur edhe familja e tij. Ish-bashkëshortja dhe nëna e fëmijëve të tij, Dana Dinorah, ka rrëfyer se nuk është një situatë e lehtë për askënd dhe ka këmbëngulur që ta mbrojë ish-partnerin e saj:

“Nuk kam pasur akses tek ai. E di që është i trishtuar, por është mirë dhe do të bëj gjithçka për ta ndihmuar. Është një tronditje dhe për fëmijët e mi, të cilët janë adoleshentë dhe po kalojnë një kohë shumë të keqe. Familja e tij është e mbingarkuar, sepse duan ta shohin dhe nuk mund t’i qasen. Avokati i tij më thotë se ai është duke punuar në këtë çështje”.

Përveç kësaj, ish-bashkëshortja e tij është e bindur për pafajësinë e futbollistit, të cilit i është shkëputur kontrata nga meksikanët e Pumas, deri tani klubi i tij: “Dani nuk do ta bënte kurrë, kurrë, kurrë këtë. Po ju them sepse e njoh prej 22 vitesh dhe kam dhjetë vjet që jam martuar me të. Më duket se është një makth, asgjë nuk ka ndodhur”.

Edhe Joana Sanz, gruaja e Dani Alves, nuk vonoi ta thyente heshtjen pas arrestimit. Marrëdhënia mes modeles dhe futbollistit nisi në vitin 2016, një vit më vonë ata u martuan. Çifti nuk ka fëmijë, Victoria dhe Daniel janë ata të lindur nga lidhja e mëparshme e Alves me Dinorah.

Bashkëshortja e mbrojtësit amerikano-jugor po kalon një nga periudhat më të vështira të jetës së saj nga pikëpamja emocionale. Çështja ligjore në të cilën është përfshirë bashkëshorti ishte një goditje pas dhimbjes së ndjerë për ndarjen nga jeta te se ëmës (e ndodhur kohet e fundit).

Në rrjetet sociale, ai pati ndarë fillimisht një mesazh në të cilin shpjegonte gjendjen e saj shpirtërore dhe kërkonte respekt: “Iu kërkoj paparacëve që rrinë jashtë shtëpisë sime, të respektojnë privatësinë time në vend që të bëjnë lajme me dhimbjen e të tjerëve. Nëna ime v*diq një javë më parë. Kam humbur dy shtyllat e vetme të jetës sime”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit