Dani Alves në burg, tani i vjen goditja fatale. Gruaja i kërkon divorcin, e beson tashmë akuzën e rëndë ndaj tij

1 Shkurt 2023
8:18
Alfred Lleshi
back button

Bashkëshortja e Dani Alves, modelja dhe biznesmenja Joana Sanz, ka kërkuar divorcin nga partneri aktual, siç ka bërë të ditur programi “Ana Rosa”. 30-vjeçarja kanariane e bëri këtë kërkesë përmes avokatëve të saj, pasi ka hequr dorë nga takimet kokë më kokë me futbollistin brazilian në burg.

Divorci tregon se lidhja e tyre padyshim nuk po kalon një moment të qetë. Madje, së fundi modelja ka fshirë nga llogaria e saj në Instagram fotot e Dani Alves, një lëvizje me një lexim mjaft të qartë.

Vendimi nuk është diçka që është marrë aty për aty, por diçka që e studiuar dhe nuk ka ndërmend të kthehet me burrin e burgosur tashmë me një akuzë të rëndë përdhunimi. Programi “Telecinco” ka pohuar gjithashtu se, pavarësisht se nuk ka mbajtur qëndrim publik në orët e fundit, “Joana Sanz nuk dyshon në asnjë moment në historinë e viktimës”.

Nata e 30 dhjetorit ishte fatale, kur Dani Alves kreu përdhunimin e supozuar të një vajze 23-vjeçare në klubin e natës “Sutton” të Barcelonës. Synimi i modeles ishte të festonte me bashkëshortin e saj, por më pas futbollisti komentoi, sipas programit të sipërpërmendur, se “nuk ishte klub për femra” dhe ai preferoi “të dilte me miqtë e tij”. Por kjo e fundit është mohuar publikisht nga modelja në rrjetet e saj sociale.

Gazetarja që ka raportuar lajmin në programin “Ana Rosa” ka theksuar gjithashtu se Joana Sanz është penduar për deklaratat e para që ka bërë në favor të bashkëshortit të saj. Në fakt, këto fjalë me të cilat tregoi mbështetjen e saj fillestare, i ka inkurajuar avokati i Dani Alves.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit