Dani Alves në negocim, mund ta shohim në “San Siro”

16 Korrik 2019
11:25
back button

Dani Alves është në kërkim të një klubi për të ardhmen e tij, edhe pse 36-vjeçari është në grahmat e fundit të karrierës, por pretendon se mund të luajë në nivele të larta.

Manchester City po tenton prej kohësh për të marrë brazilianin, por së fundi në skenë ka hyrë edhe Juventus që ka programuar një takim me agjentin e mbrojtësit anësor, për të mbyllur rikthimin e tij në Torino.

Gjithsesi “Goal.com” ka bërë me dije se pak ditë më parë kanë qenë përfaqësuesit e Interit që janë takuar me agjentin e Alves, ku kanë diskutuar shanset për ta veshur zikaltër ish-lojtarin e PSG-së.

Akoma nuk flitet për shifra konkrete, por dihet se braziliani kërkon mbi 7 mln euro në sezon dhe në ditët e ardhshme pritet të sqarohet e ardhmja e futbollistit që ka fituar plot 40 trofe në karrierë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit